Rama: Berisha solli fakte rreme

Kryetari socialist, Edi Rama, akuzoi kryeministrin Sali Berisha, se solli përpara shqiptarëve në konferencën e një nate me parë, fakte të rreme.
"Kryeministri foli për arritjen e Shqiperisë drejt majave të botës, futjen e Shqipërisë në listën e kryesuesve, por të jesh nën qeverisjen e tij është turp i botës", u shpreh Rama.
Kreu socialist akuzoi kryeministrin se u tall me buxhetorët duke i gënjyer për rritjen e rrogave, ndërkohë që ato para ua merr me rritjen e cmimeve, me karburantin e lartë dhe me analizat e ilacet nëpër spitalet e kryeministrit.