Abuzonin me 129, prangosen 2 persona
Autori i Lajmit: red.
Bastisnin shtëpitë e kryeqytetasve duke u prezantuar si policë dhe më pas njoftonin policinë për ngjarje të rreme, por përfundojnë në pranga. Një telefonatë në sallën operative të policisë së kryeqytetit, mbrëmjen e së hënës, ka vënë në pranga dy autorët e ngjarjes. Bujar Hysa, 52 vjeç, nga Shijaku dhe Jak Rucaj, 48 vjeç, nga Tirana, janë arrestuar në orët e vona të dy netëve më parë nga seksioni Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Policinë e Tiranës, me akuzën e “njoftimit të rremë në organet e rendit”, “përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”, “mbajtjes pa leje të municioneve luftarake” dhe të “dëmtimeve të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim. Sipas burimeve të policisë, një ditë më parë për këtë ngjarje, mësohet se dy të arrestuarit, duke u paraqitur me dokumente policie, por të falsifikuara, kanë goditur me mjete të forta shtetasit Elvin Enver Bakalli dhe Valbona Karati, të dy nga Tirana. Konflikti me dy persona të prezantuar si punonjës policie, ka bërë që dy banorë të kryeqytetit, Enver Bakalli dhe Valbona Karati, të mos ngurrojnë të lajmërojnë me një telefonatë Policinë e Tiranës. Sipas denoncimit të tyre, Hysa dhe Rucaj, jo vetëm që ishin konfliktuar pa të drejtë në banesat e tyre, por për më tepër, i kanë qëlluar me sende të forta. Gjithashtu, nga ana e tyre këta të fundit, duke mos qenë në të vërtetë ata që hiqeshin, kanë marrë nga ana e tyre sallën operative të policisë duke lajmëruar se në banesën ku bëhej fjalë dyshohej se kishte drogë dhe dy personat protagonistë ishin të dyshuar. Pas kësaj, verifikimi nga ana e Policisë së Tiranës ka qenë i menjëhershëm. Në orët e vona të së hënës, specialistë të Sektorit të Krimeve kundër Jetës dhe Shëndetit, kanë shkuar menjëherë në vend. Sipas të dhënave të tyre, 52-vjeçari Hysa dhe 48-vjeçari Rucaj, nuk kanë patur se çfarë të thonë në momentin që dokumentet e tyre për gjoja punonjës policie, kanë rezultuar të rreme. Arrestimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, ndërkohë që pas hetimeve të para të puonjësve të policisë, ka dalë në dritë se për motive të dobëta, dy policët e rremë kanë goditur me mjete të forta Bakallin dhe Karatin. Po kështu, ata dyshohet se kanë përvetësuar titull të detyrës shtetërore, duke prekur lirinë e të drejtat e personave të tretë, duke u paraqitur si punonjës policie, po ashtu dyshohen për mbajtje të municioneve luftarake pa leje. Gjithashtu, policia tha se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, Hysa dhe Rucaj kanë bërë një njoftim të rremë në strukturat policore, me motivacionin se në ambientet e një banesë ndodhej dhe fshihej lëndë narkotike. Sakaq, pas një kontrolli të ushtruar, u gjetën 10 copë fishekë model 54, ndërsa materialet hetimore të përpiluara për ta i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008