Zija Bahja: “Në Gërdec shkonin 100 tonë municione çdo ditë.
Autori i Lajmit: red.
Ish-gjenerali Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, i shkarkuar pak kohë më parë, i kërkon gjykatës ta kthejë me detyrë në Forcat e Armatosura, pasi ka zbatuar vetëm urdhrat e ish-ministrit Mediu dhe struktura që ai drejtonte, nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Ndërsa në lidhje me armët që shkonin në fabrikën e Gërdecit për demontim, ish-gjenerali ka pohuar se transportoheshin çdo ditë 100 tonë. Ngarkesa vinte nga 25 pika në të gjithë vendin. Ish- komandanti i Komandës Mbështetëse bëri të ditur se ka raportuar në çdo kohë në lidhje me të gjithë shpenzimet që kryheshin për transportin. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe dhe në segmentin që mbulonte ai, nuk ka ndodhur asnjëherë asnjë incident dhe aq më pak aksident.
Transporti
Ish-gjenerali ka pohuar se, pasi ka lënë detyrën e diplomatit, ai drejtonte prej 10 muajsh Komandën Mbështetëse, e cila merrej edhe me transportin e municioneve drejt Gërdecit. Gjatë kësaj kohe drejt punishtes së Gërdecit, sipas Bahjes, janë transportuar më shumë se 100 tonë municione në ditë. Bahja shton se disa herë ka raportuar për fluksin e ngarkesave, naftën që shpenzohej për llogari të komandës dhe efektivat shtesë që i kërkoheshin për t u angazhuar në këtë proces. Në një intervistë për TCh ish-gjenerali ka pohuar se “janë transportuar më shumë 100 tonë muncione në ditë. 40-50 makina në ditë, me 4 tonë mesatarja, ishin gati 180 tonë deri 200 tonë, po atje nuk arrinte, sepse nuk kishte mjete, mesatarisht ishin të aktivizuara 40 deri në 50 makina për Gërdecin dhe armët vinin nga rreth 25 rajone të Shqipërisë. Koston e shpenzimeve të karburantit, ngarkesat, fuqia punëtore më e madhe sesa kisha unë mundësi për ngarkim- shkarkimin e tij. Më kërkohej të transportoja më tepër se unë kisha kapacitete transporuese dhe ngarkimi”. “Unë kam qenë në detyrë komandant i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura. Misioni i saj është të transportojë, të furnizojë nga ana logjistike, të mirëmbajë, të kujdeset për shëndetin e të gjithë forcave të armatosura. Kam pasur dhe detyrën e transportit të municioneve drejt fabrikës në Gërdec si dhe në drejtime të tjera. Gjithë procesi që ka qenë nën përgjegjësinë e bazës sime vartëse, si nxjerrja e municioneve nga depot, ngarkimi i tyre në makina transporti nën masa sigurie dhe deri te dhënia në dorëzim të ndërmarrjes MEICO, qoftë për demontim, qoftë për veprime të tjera transporti, është i rregullt dhe në bazë të urdhrave dhe ligjeve në fuqi. Aksidente apo incidente gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur dhe detyrimisht nuk kam asnjë përgjegjësi. Janë të tjera segmente që duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne nuk kemi marrë pjesë në hartimin e asnjë prej vendimeve si të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe të Qeverisë në lidhje me këtë çështje”, - ka pohuar ish-gjenerali.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008