Abuzimet me lejet e ndërtimit,arrestohet shefi i urbanistikës
Autori i Lajmit: red.
Shefi i urbanistikës së komunës së Velipojës, në rrethin e Shkodrës, inxhinier Lekë Marku, u ndalua nga policia dje për mitëmarrje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë të ditur dje se "37-vjeçari Lekë Marku, lindur dhe banues në komunën e Velipojës të rrethit të Shkodrës, është ndaluar në flagrancë në mjediset e Grand Hotel Europa, duke i marrë një shtetasi shumën prej 25 mijë lekësh si shpërblim për t i dhënë leje për ushtrimin e aktivitetit sezonal në plazhin e Velipojës". Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për ndjekje penale me akuzën e "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008