E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzonin me të mitur, 170 të arrestuar në të gjithë botën

Nju Jork, 13 Dhjetor, 12:50, NOA - Më shumë se 170 persona janë arrestuar orët e fundit në të gjithë botën në një superoperacion kundër personave që abuzojnë me fëmijët, duke i përdorur si burim pornografie. 61 persona janë arrestuar vetëm në SHBA, ndërsa operacioni është përqendruar edhe në Evropë.

Në SHBA, 11 vajza të moshës nga 3-13 vjeç, shfrytëzoheshin për pornografi. Gjithashtu shumë viktima të këtij trafiku janë edhe vogëlushe nga Ukraina. Autoritetet kanë gjetur lidhje mes prodhuesve, shpërndarave dhe klientëve të këtij rrjeti pornografik në rreth 30 vende.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›