Athinë,sulmohet Ministria e Ambientit

Athina është përfshirë sërish nga përleshjet mes anarkisteve dhe policisë gjatë orëve të natës. Lagjia "Eksarkia" ku në daten 6 dhjetor u vra 15 vjeçari Aleksis Grigoriopoulos është kthyer sërish në arenë përleshjesh, pasi disa të rinj kanë hedhur bomba molotov në drejtim të policisë. Gjithashtu, tre filiale bankare janë vënë në shenjëster nga huliganet, ndërsa ndërtesa e Ministrisë së Ambientit dhe disa ndërtesa publike janë sulmuar, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë duke vënë nën kontroll zjarrin në ndërtesa dhe disa dyqane. Përleshje jane sinjalizuar edhe në Selanik ku qindra manifestues kanë shkatërruar palestrën e një universiteti. Situata mund të përshkallëzohet edhe më shumë në dhunë gjatë ditës së nesërme, pasi është paralajmeruar një protestë masive para qendrës së policisë dhe më pas në sheshin "Sintagma" ku ndodhet selia e parlamentit.