E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzuan me tenderin, gjoba ish-zyrtarëve

Katër ish-zyrtarë të Entit Kombëtar të Banesave janë dënuar dje me nga 300 mijë lekë gjobë pasi u shpallën fajtor se kanë abuzuar me tenderin për blerjen e një automjeti për nevojat e institucionit në të cilin punonin. 

TIRANE- Gjykata e Tiranës dënoi dje me gjobë katër ish-zyrtarë të Entit Kombëtar të Banesave, të cilët kishin abuzuar me tenderin për blerjen e një automjeti për nevojat e institucionit në të cilin punonin. Trupi gjykues vendosi cilësimin fajtor dhe dënimin me nga 300 mijë lekë gjobë për secilin nga të pandehurit, Alfred Muçi dhe Kelment Greca. Majlinda Shehu u detyrua të paguajë 160 mijë lekë; Aleksandër Gusho dhe Albert Dybeli, nga 200 mijë lekë gjobë. Të pandehurit e pranuan fajësinë dhe përfituan nga gjykimi i shkurtuar. Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët kanë qenë anëtarë të komisionit për blerjen e një automjeti në shumën prej 20 milionë lekë të vjetra, kur kanë favorizuar një nga firmat pjesëmarrëse. Ata ishin denoncuar nga një prej firmave të skualifikuara.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›