E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, gjendet e mbytur në Virua 60 vjecarja

Nuk dihet nëse gruaja është vetëhedhur apo vdekja nuk ka qenë aksidentale. Policia ka nisur punën për marrjen e dëshmitarëve dhe të provave për të zbuluar detajet e ngjarjes. 

GJIROKASTER- Trupi i pajetë i një gruaje 60 vjecare është gjetur në ujrat e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër. Kanë qenë disa punëtorë të ndërtimit që punonin pranë liqenit të cilët mesditën e sotme kanë pikasur trupin e gruas mbi ujrat e liqenit. Pas verifikimeve të para policia bëri të ditur se ajo është Zaho Zere, 60 vjec. Nuk dihet nëse gruaja është vetëhedhur apo vdekja nuk ka qenë aksidentale. Policia ka nisur punën për marrjen e dëshmitarëve dhe të provave për të zbuluar detajet e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›