Pashkët, Presidenti Topi uron besimtarët katolikë
Nëpërmjet një mesazhi dërguar Arqipeshkvit metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, presidenti Topi u përcjell urimet të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Arqipeshkvit metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirdita, u përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo ku ndodhen.
“I nderuar Imzot Rrok Mirdita, Të nderuar besimtarë katolikë të Shqipërisë,
Me rastin e festës së Pashkëve, uroj për Ju dhe për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë kudo ku jetojnë e punojnë, gëzuar festën e ringjalljes si një ditë e shënuar gëzimi e shprese!
Në ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, vlerësohet shpresa që vjen pas sakrificës sublime, por edhe besimi në rikthimin e gjithësecilit tek vlerat shpirtërore si një pasuri që duhet trashëguar brez pas brezi.
Pashkët këtë vit, vijnë me një gëzim të veçantë për të gjithë shqiptarët, me garancinë për të ardhmen e Atdheut tonë të dashur.
Në këtë atmosferë feste, le të forcojmë akoma më tej harmoninë me njëri-tjetrin e veçanërisht për personat më në nevojë, të punojmë të gjithë së bashku për një të ardhme sa më të begatë për Shqipërinë e shqiptarët kudo që ndodhen”! – përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë.
(s.g/BalkanWeb)