Abuzuan me ushqimin dhe pijet -Fluks pacientësh në urgjencën e spitalit të Kukësit

Helmimi nga ushqimi e alkooli kanë sjellë një fluks pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit dhe në ditët e para të vitet të ri ku një numër i lartë i të sëmurëve kanë kërkuar shërbim mjekësore.
Shefi i Urgjencës Emin Ferati, thotë se vetëm në orët e para të ditës së sotme janë paraqitur në urgjencë 50 pacientë.
“Ka pas fluks të ngarkuar. Këtë vit nuk ka pasur dëmtime nga lëndët piroteknike, në përjashtim të 2 rasteve. Vetëm paradite ka pasur mbi 50 të sëmurë”.
Gjatë 24 orëve të fundit pjesa më e madhe e pacientëve janë drejtuar urgjencës për shkak të kontaminimit nga ushqimi por nuk mungojnë rastet edhe të të sëmurëve kronik.
Numër të lartë të vizitave janë regjistruar dhe tek urgjenca e pediatrisë ku raste më të shpeshta janë me të vjella, heqje barku, temperaturë kryesisht grupmoshat 0 deri ne 6 vjeç ku sipas informacione janë deri në 60 pacientë në pediatri.
/rtsh/