E Martë, 3 Nëntor 2026

Fituesi i olimpiadave – Historia e 18 vjeçarit Tedi Qamo që “dashuron“ matematikën

Ka lindur për të zgjidhur ushtrime matematikore të një niveli të lartë vështirësie . Këmbëngulë gjithmonë  ti shkojë deri në fund  një probleme apo ekuacioni edhe atëherë kur duket e pamundur. Dashuria për numrat i është kultivuar që në moshë të vogël , kur gjyshja e tij me profesion  mësuese matematike i mësoi të mblidhte dhe të zbriste.

Tedi sot 18 vjeç sqaron se që në klasë të pestë  ka  tejkaluar programin mësimor me ushtrime më të vështira për moshën , dhe falë punës sistematike ka qenë gjithmonë në avancë nga bashkëmoshatarët.

Përpiqet të jetë i saktë në zgjidhje të çdo ekuacioni dhe të mendoj hap pas hapi për të arritur tek përfundimi , pasi çdo lëvizje e pamenduar mund të shkatërrojë çdo gjë.

Gjatë 12 viteve të tij të shkollimit Tedi  është vlerësuar me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në shumë  olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare që ai ka marrë pjesë.

Këtë vit ai është fitues i vendit të tretë në olimpiadën e matematikës por edhe i vendit të parë në olimpiadën e historisë. Edhe historia falë mësuesit të 9 vjeçares është kthyer në një pasion të tij.

Pa përfunduar ende shkollën e  mesme Tedi  ka nisur të mendojë për studimet e larta, ai synon  një prej degëve që ka lidhje me pasionin e tij të madh matematikën. Dëshira është për një universitet të huaj por me synimin për tu kthyer përsëri në Shqipëri.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›