Berluskoni, historia e radhes me nje prostitute
Javorja italiane, L'espresso publikoi ne ueb-faqet e saj xhirimet ne te cilat mund te degjohet biseda mes kryeministrit italian, Silvio Berlusconi me nje prostitute. Ne keto xhirime, mes te tjerash degjohet Berlusconi duke i thene asaj qe ta prese ne shtrat deri sa ai te beje nje dush. Patrizia D'Addario, prostitute e klasit te larte, xhironte takimet e saj me Berlusconin, si dhe ahengjet qe ai i organizonte ne vilen e tij, nga edhe doli njeri nga skandalet me te medhenj, pjesemarres i te cilit ishte vete kryeministri 72-vjecar. Patrizia D'Addario tha se xhirimet jane bere me 4 nentor 2008 dhe se Berlusconi la nje takim me rastin e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, per ta kaluar naten me te. Vete Berlusconi, mohoi se i kishte paguar ndonjehere dikujt per seks dhe keto akuza i quajti 'mbeturina' qellimi i te cilave eshte t'i nxjerrin namin e zi. Zedhenesi i partise se Berlusconit, Daniele Kapecone nuk e mohoi autenticitetin e xhirimeve, por vleresoi se L'espresso po perpiqet te ringjalle nje skandal mediatik tashme te vdekur. Prostituta ia dorezoi xhirimet ne fjale prokurorise se qytetit te Barit, si pjese te hetimeve per nje biznesmen lokal te akuzuar se paguante vajzat e reja si 'nikoqire' ne ahengjet e Berlusconit