Terbuni: Do ti kthejme reston KastriotitTërbuni do të presë në shtëpinë e tij ekipin e Kastriotit. Në fazën e parë krutanët fituan me rezultatin 5 - 1 .

Nga Anton ZALLI -Pavarësisht paraqitjeve tw dobwta, pukjanët shprehen se këto humbje nuk kanë ardhur si rezultat i lojës së dobët të tyre pro si ndëshkim nga gjykimi i dobët. Duke lënë pas dy javë jo shumë të sukseshmë drejtuesit e Tërbunit kërkojnë me çdo kusht fitoren në shtëpinë e tyre këtë fundjavë. Tërbuni do të presë në shtëpinë e tij ekipin e Kastriotit. Në fazën e parë krutanët fituan me rezultatin 5 - 1 .
Pukjanët nuk e kanë harruar këtë përballje, duke kërkuar që në shtëpinë e tyre ti kthejnë reston Kastriotit. Duhet theksuar që Tërbuni gjatë gjithë këtij kampionati nuk ka pësuar humbje në shtëpinë e tij. Natyrisht ashtu do të përsëritet edhe ndaj krutanëve. "Dua të sqaroj se nuk humbim se luajmë dobët, por nga një gjykim i keq. Por ajo që ka më rëndësi, është se këtë fundjavë ne do të arrijmë të seleksionojmë një rezultat pozitiv", ka thënë tekniku i Tërbunit Ylber Zani.
E Premte, 27 Shkurt 2009