E Diel, 1 Nëntor 2026

Ada dhe Olta tregojnë që askush aty nuk i njeh në brendësi

01/03/10 13:42

Ada dhe Olta janë zgjuar dhe po pinë kafenë e mëngjesit bashkë. Ada i tregon për natën që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother dhe në momentin që ishin vetëm dy metra larg, ishin banorët ata që duhet të vendosnin për fatin e tyre. Ada i thotë që ajo jep tjetër përshtypje kur prezantohet për herë të parë, dhe është tërësisht tjetër person kur e njeh mirë. Olta i tregon që dhe asaj shpesh herë pa e njohur i vënë epitetin mëndjemadhe dhe kjo ka ndodhur që në shkollë të mesme e më pas në universitet, por ajo shton që kur e njohin po ata persona që kanë menduar se ajo është mendjemadhe, pohojnë të kundërtën.
Ada thotë brenda këtij konteksti që ajo është munduar disa herë të bisedojë me Jetmirin, por asnjëherë nuk ka qëlluar që të jenë vetëm apo të çojën një bisedë deri në fund. Ada shprehet që ajo mund të bëhet shumë mirë pjesë e shoqërisë së tij, por kjo nuk do të thotë që ajo duhet të jetë nën drejtimin e tij. Olta është shprehur që kjo është një ndër gjërat që nuk pëlqen tek Miri. Ada përgjigjet që ajo ia ka bërë të qartë të gjithëve që paçka që ajo mund të këtë miqësi më të ngushtë me dikë, kjo nuk do të thotë që ajo sdo të rrijë me të tjerët. Dy vajzat flasin për lojën e Jetmirit dhe Enxhit dhe qëllimin e tyre për të parë reagimin e të tjerëve. Ata mendonin që duke u futur të dy në tualet do të zgjonin vëmendjen e të tjerëve dhe do ti bënin që të flisnin për to. Olta thotë që ata nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre, por kanë menduar se ajo është bërë xheloze për lidhjen e Mirit dhe Rezit. Olta thotë që kjo nuk është e vërtetë dhe nuk i kupton fare këto mendime. Ada shprehet që ajo ka pritur nga Rezi që tia tregonte lojën meqënëse ato i kanë disa kofidenca, ashtu siç Enxhi ia tregoi Klodit. Por Miri i ka thënë që nuk e ka lënë ai Rezin ti tregonte asaj. Më pas Ada shprehet se banorët kanë krijuar një mur në marrdhënie me të dhe nuk kanë kërkuar të dinë asgjë nga jeta e saj jashtë. Dy vajzat theksojnë që ato kuptohen mirë bashkë pasi kanë një origjinë, ndërsa me të tjerat e kanë më të veshtirë komunikimin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›