E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (1-7 mars)

Dashi
21 mars- 20 prill

Humania do ju përcjellë gjatë gjithë kësaj jave. Të hënën dhe të martën duhet të jeni me bashkëpunues më të tjerët. Ndërkaq, mesi i javës do të jetë paksa i pafat për ju. Në dashuri duhet që të përjetoni sa më shumë aventura, edhe pse kjo disa herë nuk ju shkon shumë për shtati. Kujdes me paratë!

Demi
21 prill- 21 maj

Do të mërziteni paksa gjatë fillimit të kësaj jave, megjithatë yjet ju sugjerojnë që nuk është mirë të zhgënjeheni në të tjerët. Më mirë punoni vetë, sepse kjo në një farë mënyrë do ju bëjë që të jeni më shumë në veprim për gjëra të ndryshme. E diela duhet të jetë një ditë argëtimi pasi kështu largoni stresin.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Çdo javë ka risitë e vete! Por, kjo javë është një javë përplot energji dhe entuziazëm sidomos në punë, por edhe në shtëpi dhe në dashuri. Megjithatë, duhet të pardoni maksimalisht imagjinatën tuaj gjatë pesë ditëve të punës, ndërkaq në fundjavë vizitojeni ndonjë mik sepse kështu ikni nga stresi.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Kujdes, pasi që mund të keni probleme në shtëpi qysh në fillim të javës. E hëna dhe e marta do të përcillet me konflikte familjare, por të gjitha këto janë gjëra të kalueshme. Kështu do të keni një mundësi të mirë për një lidhje të re apo ndonjë aventurë të vogël. Në vikend gjeni një mënyrë imagjinative për të zgjidhur problemet.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Të gjithë do të jenë në anën tuaj. Dhe kanë arsye të jenë. Ju posedoni të gjitha përgjigjet e mundshme për çdo problem. Yjet ju sugjerojnë që të analizoni me qetësi edhe një problem me partnerin/en dhe në fund të filloni ëndrrën tuaj që e keni pritur. Yjet ju sugjerojnë që të keni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Tregoni se dini të menaxhoni shumë mirë financat. Normalisht, kurseni paksa pasi që vetëm kështu do të mund të arrini të keni ide më të mira për të filluar një projekt të madh. Sa i përket dashurisë, mos u nxitoni. Pritni vikendin dhe rezervoni një pushim të mirë bashkë më të dashurit tuaj.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Askush nuk do i rezistojë qeshjes tuaj flirtuoze sidomos në këtë kohë. Askush sepse më të vërtetë po dukeni shumë sharmantë. Në mesin e javës duhet të keni më shumë kujdes me paratë tuaja. Sepse kështu do të mund të keni probleme me financat. Në dashuri duhet të jeni aktiv/e në fund të javës.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Kjo javë do të jetë paksa e vështirë për ju. Zemra e juaj dhe koka do të punojë për të menduar më shumë për veprimet që do i merrni në të ardhmen. Megjithatë, akrepat janë persona karizmatikë dhe kanë besim në vetvete. E premtja duhet të jetë një ditë kur do bëni planet për të pushuar paksa për javën e ardhshme.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Të gjithë ju adhurojnë! Së paku kështu do ju duket në fillim të javës, por mandej gjërat do të mund të ndryshojnë. Kështu do të arrini të fitoni zemrat e atyre që ju dashurojnë. Në aspektin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm, sidomos nëse dëshironi që të jeni me aktiv në disa gjëra që i keni lënë pas dore.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Ambiciet tuaja do të paguhen. Këtë do e shihni qysh në fillim të javës, përderisa në dorë do të keni projekte të mëdha për të cilat do të punoni me vullnet. Yjet ju sugjerojnë që të jeni sa më të kujdesshëm në realizimin e objektivave tuaja edhe në dashuri, pasi që kështu do mund të rregulloni shumë gjëra.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Bëjeni një lidhje më të fortë qysh në fillim të kësaj jave. Kështu do të mund të filloni të krijoni edhe një shoqëri të re, e cila do ua ndryshojë disa pikëpamje. Në punë pritet të keni progres më të madh, por duhet të jeni më të kujdesshëm, sidomos në reagimin tuaj ndaj kolegëve. Kënaquni gjatë vikendit!

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Një konflikt në punë mund të ndodh! Por, do të ketë shumë veta të cilat do ua mbajnë krahun juve, ndërkaq kërkoni edhe ndonjë favor nga ndonjë që i keni ndihmuar më parë. Fundjavën rezervojeni për të kaluar kohë me partnerin/en tuaj, pasi që kështu do të mund të korrni disa rezultate edhe në dashuri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›