E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ada përlotet

08/03/10 15:43

Disa nga banorët janë në kopësht dhe flasin për festën e sotme që u referohet femrave dhe nënave. Në këtë mënyrë lind një bisedim për familjet e tyre dhe Ada preket dhe fillon të qajë. Kjo ndodh pasi ajo e ndjen mungesën e prindërve dhe e ka marrë malli. Ajo shprehet që është munduar gjithmonë që tia shpërblejë të mirat dhe sakrificat që prindërit e saj kanë bërë për të, por është e pamundur. Bertina mundohet ta ngushëllojë dhe i thotë që të mirat që i bën prindi fëmijës, nuk mund tia bëjë fëmija prindërve. Jetmiri i kërkon falje Adës që e ka hapur atë temë, pasi ka qënë ai që ka folur i pari për prindërit. Ai i kërkon ta mbledhë veten dhe të bëhet e fortë, por ajo i përgjigjet që është e pamundur të përmbahet. Jetmiri i thotë që të mos e kthejë një ditë feste, në një ditë tragjike. Bertina e këshilon të qajë, në mënyrë që të shfryjë mallin që ka, pasi ajo është mënyra më e mirë që ta bëjë këtë. Si përfundim Ada e ka mbledhur veten dhe kanë kaluar në biseda të tjera. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›