Adam Michnik Bota eshte perhere sic e bejme ne
Publicistika qe shkruan sot Adam Michnik nje intelektual i opozites demokratike polake 1968-1989 vjen ne nje permbledhje. Botim i pergatitur nga autori per lexuesin shqiptar duke marre parasysh natyren e problemeve ne nje vend postkomunist
Ne kerkim te sensit te humbur ISHM Tirane 2011 perkthyer nga Astrit Beqiraj eshte libri i pare qe kemi ne shqip nga gazetari polak Adam Michnik. Artikujt publicistike per nga zhanri por me teper se kaq per nga metoda e kerkimit te se vertetes qe aplikon Michnik. Metode qe percakton njeheresh stilin e tij ndermjet filozofise kur kerkon rrenjet e problemit dhe letersise te ciles i referohet per ndihme pa rezerva per te marre zemer e per te thithur shprese.
Botuesi shqiptar njofton se kjo permbledhje esesh eshte bere nen kujdesin e autorit me qellim qe ato tekste me nje gjykim te kulluar e duke marre parasysh natyren e problemeve ne nje vend postkomunist te kene kujt ti flasin drejtperdrejt.
Publicistika qe shkruan sot ne vitet dymije intelektuali i opozites demokratike polake 1968-1989 trajton ceshtjet me thelbesore te jetes publike ne vendin e vet trajton domosdoshmerine per te mos e humbur gjykimin kritik friken se mos sistemet demokratike rreshqasin ne binare totalitare.
Ne esene qe hap botimin shqip Lutja per shi e shkruar ne vitin 2007 Michnik zemerohet pa sentimente dhe romantizem per prishjen e Polonise per shnderrimin ne nje shtet ku mohohen vlerat dhe zakonet. Vendi eshte pushtuar nga brenda nga sistemi personal i qeverive sistem qe stabilizoi Jarosllav Kacinskij lideri i koalicionit qeverises.
Shenjat patologjike qe Michnik dallon te shteti i kapur jane te njohura per lexuesin shqiptar te ketij libri. Klanet partiake kane grabitur pronen shteterore kane lejuar korrupsionin ne marreveshje ne heshtje kane kapur institucionet publike KKRT Banke Kombetare Ministri e Jashtme Kontroll i Larte i Shtetit Prokurori sherbime speciale dhe Institut i Kujteses Kombetare - qe disponon dosjet e sigurimit te shtetit U shnderruan ne instrumente te ndertimit te shtetit te dyshimit dhe te frikesimit.
Shteti i kapur ne kete mase patologjie sheh te cdo kritik armikun e betuar dhe tradhtarin e kombit. Nje menyre e te berit politike qe perben ndoshta trashegimine me te trishtueshme nga komunizmi kunder se ciles polaket sot duhet te luftojne. Sidoqofte ajo qe ndodh sot ne Poloni nuk eshte fenomen vetem polak. Kjo ngjet pothuaj ne gjithe Europen Postkomuniste. Menyre te cilen Michnik e quan autoritarizem komunist.
Ne esene vijuese eshte e papritur qe fokusi i tij kritik mbi perndjekesit e Ipeshkvise institucioni i vetem kombetar sovran ne shtetin josovran te jete edhe vetja e tij.
Michnik ka shkruar me 1976 librin Kisha e majta dialogu por ne vitet 2000 ai mban kete qendrim Askush nuk me kishte detyruar askush nuk ishte perpjekur te me bindte te beja nje gje te tille. Kjo nuk buronte nga dobesia e karakterit tim por nga bindja absurde per te marre fjalen ne nje ceshtje te mire... ky sulm imi nuk ishte kurrfare polemike ishte vec bashkim me gjuetine politike.
Te kjo ese Perndjekesit dhe veprimet joqytetare merr parasysh dy figura me rendesi per Polonine Karol Vojtilla i akuzuar per veprim joqytetar i shpallur pak me vone Pape dhe poeti esllav Millosh i akuzuar si tradhtar i kombit Nobel me 1980.
Edhe te Plaga ne ballin e Adam Mickievicit ai ndalet gjate te rojtaret e sotem te moralitetit politik Mos valle gjeni i maskarallekut eshte ngulitur pergjithnje ne mentalitetin e perkrahesve te ideologjise komuniste Apo valle rendja pas pushtetit e transformoka kedo ne rrufjan
Michnik mendon se biografia e miteve kombetare e miteve historike eshte sfera me e brishte me te cilen i takon te merret opinioni kritik ne Poloni dhe ne vende te ngjajshem. Shenjestra e toleron gjykimin e rrepte por Michnik eshte per gjykimin e shendoshe kritik.
Gjuha e debatit gjykimi ndryshe qe shpesh ne opinionin publik mund te quhen akt tradhtie maskarallek vullnet i mbrapshte jane tekefundit nje mision kunder kultures se falsifikimit jane ne mbrojtje te normave morale dhe per krijimin e vlerave. Kjo eshte hapesira e veprimit te shoqerise civile.
Perndryshe Nuk do te clirohemi kurre nga gjirizi pasioni dhe cmenduria ndjeshmerite e tejkaluara dhe fanatizmi kane per te na shoqeruar gjithmone. Ndaj duhet kuptuar mire natyra e tyre dhe duhet fituar guximi per ti kundershtuar. Perballe kundershtimit kolektiv perndjekesit rrine bishtmbledhur shkruan ai ne esene Perndjekesit dhe tradhtaret. E ka fjalen per ate opinion publik qe eshte i dehur me patriotizem kolektiv dhe me mungese kuraje civile.
Michnik e shfrytezon ndricimin e personazheve te letersise esete A do te behesh nje maskara i madh dhe Felliqesi felliqesi felliqesi kryesisht te Stendalit dhe Chateaubriand-it i referohet personazheve te filozofise Erazmit te Roterdamit dhe historise vete per te projektuar nepermjet gjithe ketyre ne te sotmen mesimet qe nuk jane nxene.
Nuk eshte vetem kjo. Por shtron nevojen per ta pare te kaluaren - me te kaluar kuptohet edhe biografia e te gjalleve - me te tjera kritere. Ky eshte kuptimi i drejte i lirise dhe gjykimi i ftohte i gabimeve Sido qe te jete bota eshte perhere ashtu sic e bejme ne njerezit.
Adam Michnik i lindur me 1946 ne Varshave eshte kryeredaktor i gazetes me te madhe ne Poloni Gazeta Wyborcza. Kjo gazete u lind nga perpjekjet per shtyp te lire e opozites demokratike pjese te ciles qene Michnik ne thuajse ne njezet vjet. ai burgos disa here nga regjimi komunist dhe u be nje simbol i rezistences antikomuniste antikomuniste ne Evro9pen Lindore. Fitues i cmimeve prestigjioze i perfshire ne 50 Heronjte e Shtypit te Lire nga International Press Institute.