Moisiu Politika po tallet Mejdani Duhet kod etik
TIRAN - Te shqetesuar nga situata aktuale politike Forumi civil 2010 i cili drejtohet nga dy ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani ka propozuar dje kater pika per zgjidhjen e krizes se zgjedhjeve. Duke konsideruar problemin e zgjedhjeve si nje ceshtje qe po sjell probleme ne jeten normale te vendit profesore dhe akademike te shoqerise civile dhane mendimet e tyre per permiresimin e sistemit aktual.
Fillimisht ata kerkuan qe te rikompozohen komisionet zgjedhore te te gjitha niveleve. Per kete gje ata kerkojne qe te komisioni ti lihet nje komisioni te pavarur te caktuar nga Presidenti Republikes. Nje tjeter propozimi ishte dhe firmosja nga cdo anetar i komisioneve te nje flete betimi per ta vene ate perpara pergjegjesise penale. Se treti anetaret e Forumit Civil 2010 kerkuan eliminimin e qendrave te votimit me 300-400 banore dhe te vendosen ne qendrat e komunave.
Se fundmi anetaret e ketij forumi propozuan qe per ti bere te besueshme kartat e identitetit qe paraqiten nga votuesit cdo qender votimi te pajiset me aparat per verifikimin e tyre.
Ne fjalen e mbajtur ne kete takim ish-Presidenti Alfred Moisiu tha se ne te vertete koha eshte e shkurter deri ne zgjedhjet e ardhshme por koha ka qene tamam. Sipas tij politika shqiptare eshte ne borxh ndaj popullit ndaj shqiptareve dhe duhet bere dicka duke pare se vetem sherre po behen. Me sherre dhe me te shara ku mund te shkohet fare mund te arrihet Asgje. Edhe per kohen qe ka mbetur jane jo per amendime per Kodin Zgjedhor ne teresi sepse do pune. Vullneti politik i forcave tona politike dihet se si eshte nuk ia vlen te merremi.
Po te kishim ne politike nuk do te kishim kete krize disa vjecare. Une kam mendimin se do te jete krize me e thelle deklaroi Moisiu. Ai tha se ka pasur takime me personalitete nderkombetar dhe eshte vene ne veshtiresi kur pyetej se cfare duhet te benin per ti ndihmuar. Sipas tij ne duhet te ndihmojme veten ne radhe te pare. KQZ mund te behet qe te ndryshohet. Jo te gjitha mund te behen.
Por kjo mund te behet. Inteligjenca jone eshte e pergjumur por duhet qe te ngrehemi dhe te themi se cfare beni se ju kemi zgjedhur per te drejtuar vendin dhe jo per tu tallur me ne me qytetaret. Populli na degjon. Ne mendojme se duhet shpijme ne veshin e shqiptareve se cfare shkon mire dhe cfare mund te shkoje mire. Keto gjera duan pune duan kujdes dhe sakrifice - shprehu shqetesimin Alfred Moisiu.
Per situaten aktuale politike ish-Presidenti Rexhep Mejdani propozoi qe vec rindertimit te KQZ-se ne kete kohe nje vlere te rendesishme ka arritja e nje marreveshje politike mes partive e cila mund te vendoset ne trajten e nje shtese mbi kodin etik. Midis tyre vijoi ai ne kete shtese duhet te perfshihen edhe elemente te tjera qe kane te bejne me menyren e transmetimit te mesazhit politik burimet e financimit.
Per kandidatet duhet te perfshihet edhe kerkesa per deklarimin e pasurise transparenca hap pas hapi i financimit te fushates donacionet qofte ato ne nivelin e partive qofte te biznesit. Ne fondet e perdorura duhet te deklarohen shpenzimet qe dalin edhe nga xhepi i kandidatit aq me teper ne kete periudhe kur gjithmone e me teper po ngrihet shqetesimi se ne zgjedhje perfshihen edhe njerez nga fusha e biznesit apo administrata e larte - sugjeroi Mejdani.
Sipas tij nuk duket se do te arrihet ndonje kompromis per ndryshimin e neneve ne Kod ndaj nepermjet marreveshjes mes paleve duhet te perfshihen edhe keto elemente. Ai theksoi se gjithcka duhet te jete ne nivelin e llogarive bankare te rregullta. Bashke me KQZ e riformatuar kerkohet nje kontroll i shpenzimeve ne fushate sepse mund te ndodhe qe te kemi shpenzime astronomike dhe KQZ te thote qe eshte ne rregull.
Gjithashtu para dhenies se mandatit duhet te behet ballafaqimi i faturave te shpenzuara nga KQZ kjo pas ekziston rreziku qe nga ai korrupsion zgjedhor te prodhohen struktura te korruptuara - i propozoi klases politike ish- Presidenti i Republikes.
Propozimet e Forumit civil 2010
1. Rikompozimi i komisioneve zgjedhore duke filluar nga qendrori e deri tek ato vendore me perfaqesues nga inteligjenca jashte kontrollit partiak. Mendohet qe komisionere te tille do te jene me te pergjegjshem me zbatimin ligjeve dhe te kerkesave te Kushtetutes. Rikompozimi i KQZ-se mund ti lihet nje komisioni te pavarur ad-hoc te caktuar nga Presidenti i Republikes.
2. do anetar i komisionit duhet te betohet solemnisht ata te KQZ-se perpara Kuvendit te tjeret para gjykatave te apelit sipas rretheve qe mbulojne. Pervec kesaj cdo anetar komisioni duhet te firmose nje flete betimi. Kjo nenkupton qe anetaret e komisioneve marrin mbi vete ne menyre ceremoniale pergjegjesi penale dhe personale per zbatimin me perpikmeri te Kodit Zgjedhor.
3. Per te eliminuar defektet dhe anomalite e verejtura ne zonat rurale sugjerohet qe qendrat e votimit qe kane 300-400 banore se mund te jene realisht 50 qe votojne sepse te tjeret mund te jene larguar ndaj duhet qe keto qendra te mos vendosen ne cdo fshat por ne qendrat e komunave.
4. Per ti bere te besueshme kartat e identitetit qe paraqiten nga votuesit cdo qender votimi te pajiset me aparat per verifikimin e tyre.