Addio De Jong, benvenuto De Rossi!

Kështu po përgatiten të bëjnë njërin nga titujt bombastik mediat italiane në afatin e afërm të janarit. Lëndimi i rëndë i Nigel De Jong te Milani ka bërë që krerët e kësaj skuadre të mendojnë seriozisht për zëvëndësimin e tij.
Daniele De Rossi është emri më i mundshëm për të pasuar De Jong. Mesfushori i Romës po kalon momente të hidhura te skuadra e Zeman pasi që disa herë është pjesë e bankës rezervë.
Duke parë këtë situatë, Milani i’a la hapur dyert De Rossit për një kalim bombastik në janar. Berlusconi nuk do të pritoj të shpenzoj për yllin italian, ndërsa edhe ai me siguri që mund ti përgjigjet strategut Zeman duke i treguar se mund të kaloj te një skuadër më e madhe e jo të jetë rezervë e tij para lojtarëve si Tachtidis./Indeksonline/