E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapë Clatenburgh, tash jo Chelsea, por City

Emri i gjyqtarit anglez Mark Clatenburgh ka zënë prapë tema në mediat angleze. Gjyqtari anglez është akuzuar nga mesfushori i Manchester Cityt, Gareth Barry i cili thuhet ti ketë thënë se po e keqpërdor detyrën e tij zyrtare.

Pak javë pasi u akuzua nga skuadra e Chelseat për referimin e dobët pikërisht ndaj Manchester United, Clatenburgh është akuzuar nga City se ishte shumë i afërt me Fergusonin në derbin ndaj United, në kohën kur ai kryente detyrën si gjyqtar i katërt.

”Është shpërdorim detyre i atij. Ai është gjyqtar, jo asistent i tij” ka thënë Gareth Barry.

”Nuk e di se çfarë ka thënë Barry. Unë dua të them se gjyqtarët ne prapë na kanë dëmtuar, nuk është hera e parë kjo" ka deklaruar Roberto Mancini./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›