Fjalosen në stërvitje, portugezët e Realit

Në skuadrën e Real Madridit sot ka patur një fjalosje mes 2 portugezëve të skuadrës spanjolle. Dialog i nxehtë në stërvitje është zhvilluar sot mes trajnerit të fitnesit, portugezit Rui Faria me mbrojtësin portugez Fabio Coentrao.
Gjatë stërvitjes së sotme, Faria i ka ngritur lartë tonin Coentraos pasi ai nuk i ka zbatuar ushtrimet që ai i ka përgatitur për të. Coentrao thuhet se është stërvitur normalisht me lojtarët e tjerë, ndërsa Faria e ka qortuar atë se ende nuk është shëruar nga lëndimi i pësuar me Ajax.
Ngritja e tonit nga Faria nuk është pranuar nga Coentrao i cili thuhet ti jetë përgjigjur më te njejtën mënyrë. Një dialog disa minutësh është parë në stërvitje deri sa Faria lë përkhoësisht stërvitjet./Indeksonline/