E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebajor: Mançester Siti do renditet mbi Junajtid

“Qëllimi ynë nuk është të jemi një klub më i madh se Mançester Junajtid, por më i madh se çdo tjetër. Ne dëshirojmë të dominojmë edhe në Angli edhe në Evropë. Kjo nuk do të thotë se duhet të jemi më të mirë se Chelsi apo Junajtid, por më të mirë edhe se Reali i Madridit apo Milani,”-  ka thënë Adebajor.
 
“Nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe ne do të jemi ekipi kryesor në Mançester. Njerëzit flasin se kjo mund të ndodhë për një vit, por unë besoj se kjo mund të ndodhë në këtë sezon. Me ekipin që kemi, nuk shoh arsye për të mos ia dalë këtë vit,”- përfundoi ish-sulmuesi i Arsenalit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›