E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti i kënaqur me fillimin e sezonit

Menaxheri i Çelsit, Carlo Ancelotti, është i kënaqur me fillimin e klubit të tij të ri në sezonin e ri në Premier Ligën.
Blutë shënuan dje edhe fitoren e tretë të sezonit, nga tre ndeshje të zhvilluara, duke mposhtur me rezultat 2-1 Fulhamin.
"Kemi filluar shumë mirë, pasi i kemi fituar që të tre ndeshjet. Ekipi ka besim në kualitetin e vet dhe djelmoshat tani kanë një motivim më të mirë, ata kanë një qëndrim të mirë mendor, që është mirë për momentin", ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›