AKR dhe PDK, afër vendimeve përfundimtare

“Aleanca Kosova e Re” pritet të mblidhet sot pasdite për të marrë një vendim lidhur me fatin e koalicionit me PDK-në.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se edhe partia e Hashim Thaçit pritet të mblidhet për t`i dhënë përgjigje kërkesave të AKR-së.
Partia e Pacollit, po kërkon garancitë e PDK-së, që do të kalohet pa problem procedura e rizgjedhjes së Pacollit në postin e kreut të shtetit. AKR-ja i kërkon PDK-së të sigurojë votat e mjaftueshme për Pacollin, ose përndryshe del nga koalicioni dhe qeveria bie, që nënkupton zgjedhje të reja.