E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor në Real Madrid

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 21:41

Sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor, është futbollist i ri i Real Madridit, pasi madrilenët arritën një marrëveshje me Manchester City-n, raportoi e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Togolezi mbërrin në formë huazimi deri në fundin e sezonit, por Reali ka të drejtë të ushtrojë mundësinë e blerjes së tij nëse do të dëshirojë. Aktualisht, klubit anglez i shkojnë dy milionë euro, ndërsa e drejta e blerjes është parashikuar për 14 milionë.

Në “City of Manchester” nuk kishte mbetur më vend për afrikanin, pas blerjes së boshnjakut Dzeko.

Adebayor mund të regjistrohet në Champions League, pasi City ishte pjesëmarrës vetëm në Europa League. /tch/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›