E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta s’ka konflikte me Daffy’in

Nga Ardian Jasiqi më 25 janar 2011 në ora 17:16

Këngëtarja Genta Ismajli ka përgënjeshtruar një shkrim të një medie të Shqipërisë së ajo ka një konflikt me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Në një intervistë të shkurtër për Express, që do të botohet nesër, këngëtarja ka thënë se ajo është vonuar të dal në skenë të TV 21 për shkak të fustanit dhe mos-paralajmërimit nga TV 21 për të dal.

“Kënga është lëshuar para kohe dhe nuk e di pse dikush po i shpif këto lajme dhe nuk e di pse po i bën këto sene pikërisht kundër meje, apo ndoshta po dëshirojnë që unë të kem konflikt me dikë.

“Ndoshta kjo është pika ime e dobët sepse unë kam shumë respekt për kolegët e mi, sidomos për Dafinën dhe Leonorën që kanë qenë atë ditë mysafire të ftuara të festivalit ‘Miss Universe’”, ka thënë këngëtarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›