Ujë për Suharekën
Komuna e Suharekës dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e ujësjellësit 9 kilometërsh të kësaj komune, në vlerë rreth 1 milion dollar.Prej këtyre 50 për qind do t’i financoj komuna, ndërsa pjesën tjetër USAID.
Si rezultat pritet që njëri ndër problemet më të mëdha për banorët e komunës së Suharekës që ka qenë sigurimi i mjaftueshëm i ujit të pijes, duket se do të zgjidhet së shpejti.
Pos banorëve të qytezës së Suharekës, ndërtimi i ujësjellësi të ri do të ndikoj në furnizim edhe në disa fshatra që gravitojnë Suharekën. Marrëveshja për ndërtimin e këtij ujësjellësi të gjatë 9 kilometra, është nënshkruar të hënën në mes të kryetarit Blerim Kuçi, USAID-it, dhe Kompanisë “Hidroregjioni Jugor”.