E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor refuzon Togon

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor i ka dhënë një lajm të mirë menaxherit Andre Villas-Boas duke refuzuar të paraqitet për Togon në Kupën e Afrikës në janar.

Adebayor, 28 vjeç kërcënoi të braktis ekipin e Togos nëse futbollistëve nuk u kryen borxhet nga Federata e futbollit.

“Nëse kjo nuk ndryshon atëherë do të pensionohem nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk do të luaj më për Togon”, deklaroi ai. Pas dështimit për të zgjidhur çështjen, ish futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Cityt ka lënë veten jashtë dispozicionit për Kupën e Afrikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›