Bale nuk simulon

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, insiston se Gareth Bale nuk simulon, derisa pranoi se ylli uellsian është jashtëzakonisht i shqetësuar nga akuzat se rrëzohet shumë lehtë.
Bale u ndëshkua me karton të verdhë për simulim në fitoren 3-0 ndaj Fulhamit të shtunën, edhe pse xhirimet treguan se pati kontakt mes tij dhe Steve Sidwellit. Villas-Boas i ka dalë në mbrojtje Balet.
“Ai është i shqetësuar rreth kësaj. Është vështirë për të, sidomos pas asaj që ka ndodh në takimet e fundit. Nuk është në rregull sepse ai nuk simulon”, deklaroi Villas-Boas.