Adele hap gojën, ofertat milionëshe shfaqen

Këngëtarja britanike Adele ka rrëmbyer një numër të madh trofeshë këto dy vitet e fundit përfshirë edhe një Oscar për këngën ‘Skyfall’ të James Bond.
Pas përfundimit të ceremonisë së ‘Oscar’ Adele tha se ndoshta do të ishte e interesuar të bënte një film dokumentar sikurse Beyonce.
Mjaftoi ta thoshte këtë gjë dhe menjëherë drejtuesit dhe producentët e televizioneve më të mëdha, ata të ‘Fox’ dhe ‘CNN’ kanë shprehur interesim për të marrë përsipër një projekt të tillë.
Brenda 24 orëve, dhjetëra marrëveshje multi milionëshe u paraqitën për Adele.
'Në momentin që Adele tha se ajo do të ishte e interesuar në një shout të tillë, producentët televiziv filluat të përpilonin sugjestione”, ka thënë një burim për gazetën britanike ’The Mirror’./Indeksonline/