Komplimente për stilin

Këngëtarja Lewis, duket se ka lënë prapa dështimet në veshje, për të cilat ka marrë fjalë shumë të kqija nga kritikët e modës.
Kësaj radhe, 27 vjeqarja ka zgjedhur një fustan të zi, që formëson shumë bukur linjat e saj trupore, me një detaj tek qafa, që poashtu tregon gjoksin e saj, në mënyrë përfekte.
Ish-fituesja e X Factor, ka marrë pjesë në mbrëmjen solemne të hapjes së hotelit JW Marriott Marquis Hotel, në Dubai. Ky hotel është vlerësuar si hoteli më i lartë në botë, nga Rekordet e Ginisit.
Ylli i baladës “Bleeding Love” ka qenë e shoqëruar nga Dona Caren dhe yje të tjerë të ekranit, ndërsa ka udhëhequr mbrëmjen, me mbi 1200 të ftuar special nga mbarë bota./Indeksonline/