Victoria Beckham “braktis” miket

Victoria Beckham nuk do ti bashkohet turneut të grupit të saj ‘Spice Girls’ që do të mbahet në vitin 2014.
Ndonëse ishte përfolur se kjo gjë do të ndodhte, zëdhënësi i dizejnatores e ka mohuar një gjë të tillë.
“Victoria nuk e ka në plan tu bashkohet vajzave në turne. Fokusi i saj për momentin është familja dhe biznesi i modës”, ka thënë zëdhënësi I saj.
Victoria është shkëputur edhe më shumë nga koleget e grupit pas shpërnguljes së saj nga Los Angelos për në Londër./Indeksonline/