Adele i kthehet studios

Së shpejti mund të kemi hite të reja nga këngëtarja Adele. Këngëtarja britanike është kthyer në studio për herë të parë pas lindjes..
Marrë në konsideratë çmimet e shumta që fitoi kohëve të fundit falë angazhimeve të saj produktive në muzikë, mund të presim projekte shumë të mëdha.
E në këtë pikë, ajo po bashkëpunon me dy nga producentët dhe tekstshkruesit më të mirë , James Ford dhe Kid Harpoon.
“Adele dëshiron që të lëvizë me kohë dëshiron që projekti e saj të ri ta sjell sa më mirë që është e mundur. Ekipi me të cilin ajo po punon janë të parët dhe ajo është e bundur se ata mund ti ndihmojnë që ajo ta arrijë suksesin sikurse dy albumet e saja të para./Indeksonline/