E Diel, 1 Nëntor 2026

Qortohet Britney Spears

Britney Spears nuk po kujdeset sa i përket lidhjeve të saja me meshkuj dhe në këtë pikë asaj i është tërhequr vëmendja që të ketë kujdes dhe ti marrë gjërat shtruar me të dashurin e ri.

Britney u martuar me Kevin Federline në vitin 2004 dhe së bashku kanë dy djem, Sean dhe Jayden James. Çifti më pas u divorcua në vitin 2007 e pas ndarjes këngëtarja u fejua me Jason Trawick.

Me këtë të fundit ka pak javë që është ndarë ndërkaq menjëherë ka nisur lidhjen me Dave Lucad. Tani, është ish burri i saj Kevin ai i cili po brengoset për lidhjet e saja të shpeshta dhe të nxituara.

'Kevin nuk dëshiron të mendojë se, secili mashkull me të cilin Britney takohet, mund ta zëvendësoje atë si baba. Dave është mashkulli i dytë me të cilin Britney ka bashkëpunuar pas divorcit dhe Kavin mendon se kjo gjë mund ti mërzisë fëmijët”, i ka thënë një burim revistës britanike ‘Star’.

Këto brenga të ish burrit dhe babait të fëmijëve të Britney-t, nuk është se po i lënë asaj edhe aq përshtypje asaj. Para pak ditësh, këngëtarja ka bërë të ditur se është e gatshme të lind fëmijën e saj të tretë me të dashurin aktual./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›