E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta Kurti pret fëmijën e parë

Ishte një dasmë tradicionale, të cilën e ka dashur vetë këngëtarja e njohur Kurti, së bashku me bashkëshortin e saj Dardanin, duke respektuar kështu traditat dhe zakonet familjare e fetare.

Martesa e tyre ka bërë tashmë dy vite, ndërsa më herët kishte pasur edhe fjalë se Teuta Kurti është shtatzënë dhe pret një fëmijë, por këto fjalë këngëtarja e njohur i kishte përgënjeshtruar. Por këtë radhë, siç duket, lajmi mbi shtatzëninë e këngëtares është i vërtetë,transmeton panorama.

Teuta Kurti është në muajt e parë të shtatzënisë dhe pritet që të bëhen prindër për herë të parë me bashkëshortin e saj, Dardanin. Ky lajm e ka gëzuar shumë çiftin, si dhe familjarët e tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›