E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele ia mësyn aktrimit

 Këngëtarja uelsiane Adele duket se do t’ia mësyjë edhe aktrimit. Këto ditë këngëtarja ka rezervuar një rol në versionin e ri të filmit “The Secret Service”, në të cilin pritet të paraqiten edhe David Beckham dhe Sir Elton John.

Britanikja 25-vjeçare e cila vitin e kaluar ishte pjesë e filmit “Skyfall” me kolonën zanore me po të njëjtin emër, këto ditë ka marrë një ftesë nga regjisori Matthew Vaughn për të qenë pjesë e një filmi aksion.

“Adele është pikërisht ajo lloj femre të cilën Matthew e kishte kërkuar për një kohë të gjatë. Ai dëshiron që në film të marrin pjesë emra të mëdhenj siç janë Adele, David Beckham dhe Sir Elton John”, ka deklaruar një burim./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›