Në plazh me ish-burrin dhe djalin

Ajo kohëve të fundit ka rënë shumë në peshë duke rifituar formën e saj trupore, dhe këtë e ka treguar edhe në plazh në Venice Beach në Los Angelos.
Këngëtarja 32 vjeçare Christina Aguilera është fotografuar në plazh me djalin e saj 5 vjeçar Max dhe ish-bashkëshortin Jordan Bratman.
E veshur me xhinse të ngushta, kanotiere të bardhë dhe kapele në kokë, trupi i Aguilera nuk ka shfaqur asnjë të metë, ku duket se ushtrimet e shumta për tu rikthyer në formë nuk kanë shkuar dëm.
Pavarësisht ndarjes me Jordan, ku lidhjen me të e cilësoi si të pashëndetshme, duket se çifti ndoshta për hir të fëmijës a ndoshta se i kanë lënë mëritë mënjanë, duken të relaksuar, teksa ecin qetësisht krah djalit të tyre.
Lidhur me divorcin, asokohe Christina tha për mediat, “Kur je i palumtur në martesë, fëmijët janë ata që vuajnë më shumë. Kjo është gjëja e fundit që unë dua për djalin tim”.
Por së fundmi këngëtarja po shoqërohet me të dashurin e saj të ri Matthew Rutler, me të cilin duket se ka gjetur qetësinë./Indeksonline/