Adele po planifikon martesë

Këngëtarja britanike, Adele thuhet se po planifikon një dasmë sekrete me të dashurin e saj, Simon Konecki. 24-vjeçarja momentalisht po bashkëjeton me të dashurin, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Angelo.
Këngëtarja ka qenë mjaftë e qetë sa i përket lidhjes se saj me Simon ndërkaq tani thuhet se ajo po planifikon që lidhjen e tyre ta kurorëzojë me martesë.
"Ajo e ka planifikuar këtë gjë për një kohë të gjatë dhe është shumë e përkushtuar. Simon është një partner perfekt dhe Angelo është jeta e saj”, ka thënë një burim.
Fituesja e çmimit ‘Grammy’ thuhet se dasmën po e planifikon ta zhvillojë në vjeshtë dhe ceremonia do të mbahet në shtëpinë e saj.
Adele është në lidhje me Simon për më shumë se një vit me të cilin është takuar gjatë një organizimi bamirës./Indeksonline/