Robert Pattinson me pullë të kuqe

Kampanja në të cilat merr pjesë aktori Robert Pattinson do të donte ti shihte gjithkush përveç ish të dashurës së tij, Kristen Stewart e sidomos një të fundit ku ai përfshihet në momente intime me tri femra në të njëjtën kohë.
Si fytyrë e re e parfumit për meshkuj, ‘Dior’ Robert është paguar plotë tetë milionë funte ndërkaq, në reklamë thuhet se ai paraqitet në momente intime me tri femra. Kampanja do të publikohet gjatë muajit maj.
“Kampanja është eksplicite. Po mundohet të thyej barrierat e asaj se larg mund të shkoni me një kampanjë. Robert paraqitet i zhveshur duke u puthur në mënyrë pasionante me njërën nga modelet dhe është një tjetër pjesë ku ai paraqitet në grup me katër vazja. Gjithsesi, nuk wshtw ende e qartë se a do të hiqen ato skena a jo”,ka thënë një burim.
Duket se Robert ka zgjedhur mënyrën e mirë për t’iu hakmarrë ish të dashurës së tij, aktores Krsiten Steëart./Indeksonline/