E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele probleme me shtetin

Këngëtarja Adele, rrezikon të ketë probleme me shtetin madje edhe ndoshta do ti duhet të paguajë 1.000 funte pasiqë, ajo nuk e ka regjistruar djalin e saj brenda limitit 42 ditor të përcaktuar.

Këngëtarja e ka kaluar këtë limit duke u bërë 51 ditë qe kur ajo lindi djalin ndërkaq, bëhet e ditur që as ajo e as burri i saj, Simon Konecki nuk kanë caktuar takim për ta regjistruar të birin.

“Shumica e prindërve i regjistrojnë fëmijët e tyre brenda disa javësh sëpse ashtu duhet bërë dhe për shkak që nëse nuk e bëjnë, ata i prêt një denim prej 1.000 funtesh”, ka thënë një burim.

Ndonëse Adele ka mundësi ta mbulojë një shumë të tillë, megjithatë, brenda disa ditëve ajo do të fillojë të pranojë letra paralajmëruese nga shteti Britanik./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›