Publikon klipin e “Clown”

Viti 2012 solli një artiste të re në botën e muzikës, një nga zbulimet më të mëdha në Britani, këngëtaren Emeli Sande.
Albumi i saj debutues, “Our Version of Events” u bë albumi i parë cili u shit në miliona kopje dhe gjithashtu, ky album qëndroi për 42 javë rresht, në top dhjetëshen më të mirë.
Ndërkaq, këto ditë, Emeli nga publikuar klipin e këngës së saj të famshme, “Clown”.
“Ka të bëjë me atë se si unë po ndihesha dhe përpjekja për të nënshkruar kontratë. Unë po takohesha me shumë njerëz në industrinë e muzikës dhe ata të gjithë më shikonin duke thënë “ Cfarë të bëjmë me ty? Kënga ka të bëjë me atë se nuk duhet ta lejoni veten të gjykoheni nga të tjerët ose të të marrin për budalla.”, ka shpjeguar këngëtarja kuptimin e hitit “Clown”.
Së fundmi, Emeli është shperblyer me çmimin,”Solo Artist of the Year” ndërkaq, disa javë më parë, ajo ka triumfuar në, “Mobo Awards” duke rrëmbyer tri çmime, “Best Album”, “Best Female Artist” dhe ”Best R&B/Soul Artist./Indeksonline/