Adele tmerrohet nga skena

Këngëtarja Adele, ka pranuar se ka frikë nga skena madje për këtë gjë, ajo ka vizituar edhe një specialist mjekësor në mënyrë që ta kurojë këtë frikë.
Ylli i muzikës, ka ndjekur disa tretmane në Los Angelos në mënyrë që të ballafaqohet me ankthin para performancës me rastin e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.
Adele do të performojë ‘Skyfall’ më 24 shkurt gjatë kësaj ceremonie ku edhe konkurron për këngën më të mirë në filmin për James Bond, por, thuhet se ajo po vuan nga paniku dhe netë pa gjumë për shkak të kësaj performance.
“Një mik në Los Angelos i ka rekomanduar asaj të shkoj tek specialisti sepse Adele po bëhej aq nervoze sa i përket kësaj performance. Ajo kishte qenë aq nervoze vitin e kaluar para ndarjes së çmimeve saqë edhe u sëmurë”, ka zbuluar një burim./Indeksonline/