Beyonce, një refere seksi

Nëse Beyonce do të ishte futbolliste zyrtare në Premier Ligën, nuk do të ishte askush më seksi dhe më joshëse sesa ajo.
Në një session fotografik të fundit, këngëtarja u vesh si refere e futbollit amerikanë për të promovuar paraqitjen e saj në Super Bowl që do të mbahet këtë të diel.
Nuk ka asnjë dyshim që bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z do të shpresoj ta sheh këtë veshje përsëri.
Ajo kohëve të fundit ka qenë duke ushtruar gjatë gjithë kohës për këtë performancë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur për fansat e saj, përmes fotove të shpeshta që ajo publikonte kohë pas kohe në profilet e saja.
Performanca e saj po pritet me kërshëri të madhe nga miliona fansa të cilët po e vlerësojnë këtë gjë si shumë të rëndësishme.