“Flori i mirë në muzikë por jo në jetën reale”

Emrin e tij e hasim shpesh në faqet e shtypit rozë. Herë për këngë të reja, herë për çmime në festivale, herë për bashkëpunime të nisura, herë për ndërprerjen e këtyre të fundit, e herë për historitë e dashurisë.
Duke folu për “Bluetooth”, reperi, Big Basta ka ndarë të rejat për jetën e tij, miqësitë e prishura dhe dashurinë e madhe që mban emrin Vesa Luma.
Kur përmendëm miqësitë e prishura, këtu bëhet fjalë për Flori Mumajesin për të cilin Big Basta nuk është që rezervon mendim edhe aq të mirë.
“Unë dëgjoj më tepër muzikë të huaj. Nuk është se dua të tregohem modest, por rryma ime është më e lëvruar jashtë. Nuk di çfarë të them për të. E kam lexuar edhe intervistën e Florit në “Bluetooth”, ku ai e kishte lënë ‘flat’ përgjigjen për mua. Edhe unë kështu do ta lë përgjigjen për të. Gjithsesi për mendimin tim është ndryshe në punë, është ndryshe në jetën reale”.
Basta e ka vlerësuar Florin për punën që e bënë në muzikë por, ka thënë se sa i përket jetës reale, Flori është totalisht i kundërti.
Ndryshe, Bigu ka treguar se, së shpejti do të dal albumi I tij për të cilin thotë se është shumë ndryshe nga ai I pari./Indeksonline/