E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina Emini, incizon këngën e re

Pak muaj më parë, këngëtarja Adelian Emini pat paralajmëruar se do të realizojë hit të ri veror dhe incizimet për këtë këngë duket se i ka nisur. Këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet në studio.

“Duke incizuar  këngën e re “, ka shkruam Emini.

Kjo këngë duket se po realizohet nga producenti Darko Dimitrov, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja në bazë të etiketimit që iI ka bërë këtij të fundit, bashkëngjitur me lajmin se po e realizoj këngën e re.

Pak javë më parë, këngëtarja e ka provuar edhe një eksperiencë të re, atë të të qenurit modele. Gjatë sfilitës, ‘Feminine’ të kreatores, Teuta Matoshi-Duriqi, Emini ka marrë pjesë krahas modele të tjera në kë sfilitë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›