Afërdita Dreshaj, argëtohet në kafiteritë e Prishtinës

Modelja e njohur, Afërdita Dreshaj aktualisht po qëndron në Prishtinë. Sapo ka mbërritur në kryqytet, duket ajo ka shfrytëzuar rastin për tu argëtuar në kafiteritë e qytetit me shoqërinë e saj.
Pak minuta më parë, Indeksonline kapur Dreshajn duke kaluar kohë në një nga kafiteritë e kryeqytetit, së bashku me miken e saj Florentina Islamin, e që njëherit është e fejuara e këngëtarit, Getoar Selimi.
Në njërën nga fotografitë, vajzat duke se i janë futur një bisede të thellë e serioze. Nëse është Shpati protagonist i kësaj bisede, më së miri e dinë vetë vajzat.
Megjithatë, Dreshaj duket se ka lënë prapa krahësh këtë lidhje dhe i është kthyer argëtimit, gjë të cilën kohëve të fundit ka dëshmuar se di ta bëjë më së miri./Indeksonline/