E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina Emini, nje balade "Magjike" per 100 vjet Pavaresi

Eshte e plotesuar ne profesionin e saj si ekonomiste, por kjo gje nuk e pengon qe te jete po kaq e suksesshme dhe ne muzike. Adelina Emini thote se mes ekonomise dhe artit ka gjera te perbashketa dhe lidhen me menyren sesi e menaxhon suksesin. Dhe ne kete pike, Adelina duket se ja ka arritur qellimit. Pas suksesit te arritur ne disa kompeticione ne Kosove, prezantimit te nje albumi mjaft te pelqyer kete vere, ajo vjen per publikun me nje balade tek "Kenga Magjike". Dhe duket se jo rastesisht edhe titulli eshte zgjedhur,"Ne Pervjetor", duke perkuar ne kete menyre me 100 vjetorin e pavaresine. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Adelina rrefen per simboliken e kesaj kenge, por jo vetem. Ajo flet per projekt e ardhshme dhe per menyren sesi e sheh prezantimin te "Kenga Magjike".

Ju keni mbaruar studimet per ekonomi dhe nderkohe angazhoheni dhe ne muzike. Perse kjo zgjedhje, arti dhe ekonomia ne pamje te pare duket se nuk kane shume lidhje?

Si tip, jam e shumanshme... Gjithmone kam pasur afinitet qe te bej disa gjera ne te njejtin moment dhe zakonisht e bej me shume sukses. Kam mbaruar studimet Bachelor dhe Master ne fushen e Marketingut ne Universitetin e Prishtines. Arti dhe Ekonomia kane gjera te perbashketa. Menyra se si te menaxhosh artin eshte art me vete dhe nderlidhet mjaft me ekonomine.

Me gjithe angazhimet ne profesionin tuaj, kini pasur dhe mjaft prodhime artistike sa e veshtire eshte te kesh gjithe keto angazhime?

Nuk eshte aspak e lehte qe te merresh te njejten kohe me gjithe keto angazhime. Mund te jete stresuese, por jo e veshtire, sepse une mendoj se njerezit nese bejne ate qe duan, atehere nuk e kane aspak te veshtire. Kush do te mundet, kjo eshte ajo qe me shtyn t'i bej te gjitha keto angazhime. Une pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne pune, punoj ne RTK-Radio Televizionin e Kosoves si ekonomiste. Jam shume e angazhuar ne pune, por muzika eshte nje pjese e rendesishme e jetes sime dhe nuk mund ta anashkaloj.

Pak muaj me pare hodhet ne treg albumin "Tipsy", jeni e kenaqur me suksesin e tij?

Jam shume e kenaqur me albumin tim debutues ne treg, i cili, madje, i ka tejkaluar pritjet e mia. Ka qene nje rrugetim i gjate e i mundimshem, por gjithsesi ka rezultuar shume mire ne fund... Komente pozitive nga njerezit, degjueshmeria ne nivel te kenaqshem me bene te besoj dhe t'i them vetes te mos ndalem, pasi ky eshte vetem fillimi i nje aventure tejet te gjate dhe interesante ne jeten time. Per mua rendesi ka qe te pelqehen kenget e albumit nga publiku, ky eshte vleresimi me i madh per mua.

Perse ky emer per albumin?

E kam titulluar keshtu, sepse kjo kenge ka marre shume vleresime ne kompeticione te ndryshme. Kjo eshte arsyeja qe bashke me Genc Prelvukajn vendosem ta titullojme "Tipsy". Pikerisht esenca ka qene qe te jete nje titull jo i zakonshem, dicka qe nuk eshte degjuar shume me pare. Mendoj qe nuk kemi gabuar, sepse ky titulli i kenges eshte duke u perfolur shume.

Le te flasim pak per jeten private.....

Per jeten time private do te tregohesha gjithmone e rezervuar dhe nuk do te doja asnjehere qe te zinte vend para jetes sime artistike per te cilen punoj dhe jap po aq dashuri.

E kini njohur dashurine e jetes, ate qe cilesohet si dashuria e madhe?

Jo ende, po e pres...

Pak dite me pare debutuat ne "Kengen Magjike" me kengen "Ne Pervjetor". Nderkohe qe jini bere e njohur me kenge ritmike, kete here kini zgjedhur te prezantoheni me nje balade. Perse kjo zgjedhje?

Baladat i ndjej jashtezakonisht shume dhe qe ne ate moment kur kam vendosur te jem pjese e festivalit jam percaktuar qe kenga te jete balade, sepse ndihem shume mire ne to dhe fakti tjeter eshte qe ne balada ke hapesire te interpretosh me mire.

Nga koleget qe keni degjuar ne "Kengen Magjike", cilin ose cilen do te veconit si me te mirin, ose si rivalin kryesor?

Te gjithe konkurrentet ne "Kenga Magjike" mendoj qe jane te mire. "Kenga Magjike" eshte nje tribune ku promovohen vlerat e mirefillta te muzikes shqipe. Keshtu qe nuk mund te jap nje vleresim objektiv.

Zakonisht kengetaret pyeten per vleresimet pozitive qe kane marre ne krijimet e tyre, por deshem te dime cila eshte kritika me e rrepte qe kini marre per kenget tuaja dhe si keni reaguar?

Kritika eshte gje pozitive. Por, kritika e rrepte si definim per mua nuk eshte nje fjale e nje eksperti te muzikes, e nje miku, apo e dikujt qe e dua. Kritika e rrepte per mua ne muzike eshte ajo kritike qe vjen nga gjuha e publikut. Deri tani publiku ku kam mbajtur koncerte dhe ne jeten e perditshme me ka ngerthyer ne shume dashuri dhe komplimente per ate qe kam bere, dhe kjo me shtyn te punoj me shume. Nese publikut nuk i pelqen ndonje kenge apo performance e imja, atehere kjo per mua si kengetare eshte kritika me e rrepte qe mund te marr.

Ne media, jo shume shpesh ka qelluar te lexohen dhe deklarata nga artiste nga Kosova apo Shqiperia per njelloj trajtimi jo te njellojte te artisteve ne evenimente qe zhvillohen ne Shqiperi dhe anasjelltas. Personalisht ju rezulton se ka nje diferencim mes artisteve nga Kosova dhe Shqiperia?

Une mendoj qe artisti nuk diferencohet nga do qe te jete, sepse eshte talenti ai qe e ben te dashur per publikun dhe kjo eshte ajo qe vleresohet me shume. Nese ti je i afte, nuk ka vend per diferencime, sepse eshte publiku vleresuesi me i mire.

Pas nje albumi dhe pjesemarrjes ne "Kengen Magjike", cili eshte projekti i radhes?

Nje projekt shume i rendesishem per mua ishte pjesemarrja ne "Kengen Magjike", me pas jam duke menduar te realizoj videoklipin e po kesaj kenges se fundit "Ne pervjetor". Do te filloj te rikuperoj forcat e mia per te menduar ne projekte tjera, per te krijuar dicka cilesore me tutje, per te tjera do t'ia le kohes, sepse nuk kam deshire te flas per periudha afatgjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›