Berisha: 950 vite kontribut per identitet kombetar
Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne Meshen Solemne te Jubileut te 950-vjetorit te themelimit te Dioqezes se Lashte shqiptare te Sapes, (1062-2012), e cila u mbajt ne Katedralen "E Lumja Nene Tereza" ne Vaun e Dejes, ne Shkoder. Ne Meshen, pjese e kremtimeve treditore per nder te ketij Jubileu, ishin te pranishem personalitete te larta politike te vendit si Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, ministra e deputete, perfaqesues te Larte te Kishes katolike, Delegati Papnor, Kardinali Santos Abril y Castelló, Nunci Apostolik i Shqiperise, Imzot Ramiro Moliner Igles, Ipeshkvi i Sapes Imzot Avgustimi, perfaqesues te tjere te Kishes Katolike, drejtues e perfaqesues te pushtetit vendor, si dhe shume besimtare katolike te Shkodres dhe zonave perreth.
Ne pershendetjen drejtuar te pranishmeve me kete rast, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per mesazhin frymezues te Shenjterise se Tij Papa Benedikti i XVI, te percjelle nga i derguari personal i tij ne kete ngjarje jubilare, Kardinali Santos Abril y Castelló. Kryeministri tha se gjate ketyre 100 viteve, shqiptaret kane pasur ne Seline e Shenjte, aleatin me te cmuar dhe me besnik, si dhe mbeshtetesin e tyre ne koherat me te veshtira. Duke e vleresuar 950-vjetorin e Dioqezes se Sapes, si nje periudhe e rendesishme perpjekjesh per drite dhe frymezim me vlera te shenjta njerezore dhe hyjnore, Kryeministri theksoi se keto 950 vjet jane kontribut thelbesor ne mbrojtjen e dinjitetit dhe kultures se kombit shqiptar. Kryeministri solli ne kujtese figura te shquara te udheheqesve shpirterore katolike, por edhe te besimeve te tjera, te cilet me guxim, kuraje dhe shume atdhedashuri lane gjurme te pashlyera ne 100 vitet e Shqiperise shtet.