Adelina Emini sjell klipin e këngës “Në përvjetor”

Këngëtarja Adelina Emini ka publikuar klipin e këngës “Në përvjetor”. Kjo këngë për herë të parë është dëgjuar disa muaj më parë në Kënga Magjike në edicionin e fundit duke arritur të jetë në mesin e këngëve më të mira për në gjysmëfinale, por nuk arriti të fitonte në finale.
Sidoqoftë, ajo fitoi simpatinë e publikut duke qenë se është një prej këngëve më të dëgjuara të këtij edicioni. Adelina tashmë ka vendos që këngën ta sjellë me klip dhe ndonëse ka kaluar goxha kohë ajo thotë se ka qenë vendim i saj që kënga të vlerësohet fillimisht si singël pastaj edhe për klipin.
Rreth klipit ajo tregon për indeksonline se ai është punuar në Prishtinë nga produksioni entermedia.
“Gjirimet kanë zgjatë 2 ditë por jo të plota. Gjithçka ka shkuar shumë mirë. Unë jam mundu që sikurse kënga që ka dalë shumë e veçant, shumë madhështore të jetë edhe klipi me një mini tregim. Kemi mendu që të dalë më ndryshe se klipet e tjera të zakonshme ku duket vetëm këngëtari e njëkohësisht aktron vet ai. Kësaj i kam ik unë dhe kemi vendos të marrin disa karaktere në spot”.
Dhe duket se këngëtarja ia arriti qëllimit, pasi që brenda pak ore prej publikimit klipi është komentuar për të mirë dhe e ka rrikthyer edhe njëherë në memorien e publikut këtë këngë të dashur për ta. /Indeksonline/