E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina Ismaili:Serbja Mia mëka vjedhur stilin

PRISHTINE-“Këngtarja serbe Mia Borisavljeviæ kopjon stylingun e Adelina Ismailit, ne videoklipin e saj me te ri”. Ky alarm vjen nga vetë këngëtarja shqiptare Adelina nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Facebook. Adelina e indinjuar sjell dhe imazhet sesi stilin sipas saj unik, e ka kopjuar dhe e ka përdorur për imazh serbja Borisavljeviæ në klipin e saj muzikor. Dhe në imazhe shohim më së miri qepallën flutur që ndodhet në imazhet e të dyja këngëtareve. Ajo që Adelina nuk shpreh është nëse kënga e saj ka dalë më parë apo më pas Borisavljeviæ. Gjithsesi fansat i shprehin artistes mirënjohjen për stilin unik që tashmë sipas tyre qeka bërë në modë tek këngëtarët e tjerë, dhe aq më shumë nga ata serbë.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtarja shpreh shqetësimin e saj në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Adelina shprehu keqardhjen që cmimi I publikut në “Netët e klipit shqiptar” i kaloi një këngëtareje tjetër shqiptare. Sipas Adelinës ky cmim u manipulua në momentin e fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›